Shoqata "ILIRIA" Friedrichshafen
Shoqata ILIRIA në Friedrichshafen është themeluar nga mergimtar shqiptar që jetojnë në Bodensee. Shoqata është bashkim vullnetar i anëtarëve me origjinë shqiptare, të cilët në mënyrë vullnetare që nga viti 2016, bashkarisht organizojnë aktivitete të ndryshme me karakter kombëtar. Aktivitetet e shoqatës kanë karakter edukativ, kulturor, integrues dhe sensibilizues me synimin që të institucionalizohen problemet dhe nevojat tona që mund t'i hasim në angazhimin tonë kundër asimilimit dhe ruajtjes së identitetit tonë kombëtar.